Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila është paraqitur mëngjesin e kësaj e mërkure në zyrat e SPAK.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se burime shumë të sigurta i kanë deklaruar se Mile është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, për një çështje që po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti.
Deputetja e qarkut të Elbasanit, sot në SPAK është thirrur në rolin e deklarueses.

Ndërsa është paraqitur në SPAK, Mile nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.










