Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Mësohet se deputetja ka mbërritur e vetme në godinën e SPAK-ut, ndërsa deri më tani nuk ka një informacion zyrtar lidhur me arsyen e paraqitjes së saj apo çështjen për të cilën mund të jetë thirrur.













