Filipçe: Pensionistët të shpjegojnë pse lejohen të marrin vetëm 10,000 denarë nga kursimet e tyre

“Çfarë do t’u thoni pensionistëve që presin në radhë përpara Alta Bankës në Manastir? Si do t’ua shpjegoni se mund të tërheqin vetëm dhjetë mijë denarë nga paratë e tyre dhe se këtë bankë ua solli Hristijan Mickoski?”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në Sitel.

Filipçe tha se kufizimet për tërheqjen e fondeve nga Alta Banka po rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe kompanitë, të cilët po përballen me pasojat e kësaj situate.

Të lidhura

None found

“Ata që po vuajnë janë qytetarët dhe kompanitë tona. Të gjitha këto u lejuan nga Hristijan Mickoski”, u shpreh ai.

Sipas Filipçes, LSDM-ja kishte ngritur alarmin që në dhjetor të vitit të kaluar për Alta Bankën dhe për dyshimet rreth burimit të kapitalit të saj.

“Bëhet fjalë për një bankë që fillimisht ishte zyrë këmbimi valutor dhe më pas u shndërrua në bankë. Dyshohet se kapitali i saj i madh është krijuar përmes marrëveshjeve kriminale dhe korruptive në Serbi, si dhe se ajo përdoret për pastrimin e parave të siguruara nga trafiku i drogës. Pavarësisht këtyre dyshimeve, ajo u lejua të hynte në vendin tonë”, tha Filipçe.


Shtuar më 11.11.2026 10:04

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet