Lajmi i fundit

VIDEO/ Sara Mila, deputetja e Edi Ramës, paraqitet në SPAK

VIDEO/ Sara Mila, deputetja e Edi Ramës, paraqitet në SPAK

10:02, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Edi Ramës, Sara Mila, paraqitet në Prokurorinë e Posaccme.

Ende nuk dihen arsyet se pse Mila është thirrur në SPAK.

Opozita dhe gazetarët kanë akuzuar vazhdimisht se Mila e ka fituar mandatin e saj në Elbasan me ndihmën e krimit të organizuar.

Pas rezultatit të saj, figura publike, gazetarë dhe drejtues të opozitës ngritën dyshime mbi mënyrën se si një kandidate e panjohur arriti të sigurojë një numër kaq të lartë votash preferenciale.

Vazhdimisht janë bërë thirrje publike që SPAK të hetonte dhe të provonte nëse fushata e saj ishte mbështetur ose sponsorizuar nga grupe të krimit të organizuar në Elbasan, përfshirë aludimet për grupin e Suel Çelës.

Gjatë periudhës së zgjedhjeve të majit 2025, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe BKH angazhuan grupe hetuesish në terren në qarkun e Elbasanit për të monitoruar krimin zgjedhor dhe blerjen e votave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco