
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është përplasur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e Kuvendit, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa ka kërkuar tërheqjen urgjente të akteve normative që lidhen me protestat e studentëve.
Blushi akuzoi qeverinë se po kërkon të vijojë ushtrimin e dhunës shtetërore ndaj studentëve.
Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të dhunës shtetërore. Kryeaxhenda e këtij institucioni duhet të jenë kërkesat legjitime të studentëve”, deklaroi ai.
Gjatë debatit, Blushi u përplas edhe me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të cilin e akuzoi se mbron interesat e klaneve kriminale. Ai deklaroi se qëndrimi i Ballës për Reformën Zgjedhore dëshmon, sipas tij, pamundësinë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën në pushtet.
Sa i përket Reformës Zgjedhore, Blushi kërkoi që prioritetet e saj të jetë hapja 100% e listave, krijimi i një qeverie teknike dhe zgjedhja e Presidentit nga populli.