Një ushtar i ushtrisë amerikane është arrestuar nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë, njoftuan autoritetet britanike kundër terrorizmit.
Ushtaraku 41-vjeçar, me gradë të lartë, u arrestua të martën pranë qytetit Gloucester.
Policia Kundër Terrorizmit në Londër bëri të ditur se arrestimi u krye në bazë të neneve 1 dhe 3 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023.
Neni 1 i këtij ligji lidhet me sigurimin ose zbulimin e informacioneve të mbrojtura, ndërsa neni 3 ka të bëjë me ndihmën ndaj një shërbimi të huaj inteligjence.
Në kuadër të hetimeve, oficerët po kryejnë kontrolle në dy ambiente në kontenë Gloucestershire.
Ushtari ishte i vendosur në kazermat Imjin, në Innsworth të Gloucestershire. Këto kazerma shërbejnë si selia e Korpusit të Reagimit të Shpejtë të Aleatëve të NATO-s (ARRC), një bazë strategjike operacionale për Aleancën.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi në një reagim:
“Ky arrestim i rëndësishëm lidhet me akuza për spiunazh, një çështje që përbën shqetësim maksimal për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë.”
Ndërsa ky hetim vijon, dua të përcjell një mesazh të qartë:
“FBI-ja nuk do të tolerojë askënd që shkel betimin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe veprimet e të cilit rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare dhe atë të partnerëve tanë”.










