Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

11 Nëntor 2026 | 09:42

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, Kapiteneria e Portit Detar Vlorë ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit.

Sipas njoftimit të kapitenerisë së portit detar të Vlorës duke filluar nga ora 16:00 e ditës kësaj të mërkure, 11 nëntor, deri në orën 06:00 të mëngjesit të së shtunës, 14 nëntor, është ndaluar lundrimi për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës si dhe në det të hapur.

Parashikimet meteorologjike bëjnë me dije se pritet erë nga drejtimi jug-juglindje, me forcë 7-8 ballë, shpejtësi 20-35 m/s dhe dallgë me lartësi nga 2 deri në 4.5 metra.

Për të shmangur çdo rrezik apo situatë emergjente, autoritetet u kanë kërkuar të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port, si dhe për rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.Trageti i linjës me Brindisin ka dal në Radë, në det të hapur për të shmangur dëmtimet që vijnë nga moti i keq.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të mëngjesit të së shtunës, 14 nëntor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin tuneli i Krrabës-Bradashesh, lëndohen nënë e bijë

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Elbasan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:45 në zonën e Dopajt në segmentin e autostradës...
09:33 | 11/11/2026

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi është regjistruar në një furrë buke në fshatin Qënas në Fier. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar teksa bën me dije se...
08:59 | 11/11/2026

Gjobitja e 17-vjeçarit jetim, Karamuço: Gjykata do të shqyrtojë të gjitha rrethanat

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për rastin e të miturit jetim, i cili u gjobit nga policia...
21:50 | 10/11/2026