Forma e shkëlqyer e Muçit në Trabzonspor i jep Maranit shpresë për ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë

Ernest Muçi po kalon një periudhë të spikatur te Trabzonspori, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 10 ndeshje. Këto paraqitje mund ta shtyjnë trajnerin e Kombëtares, Rolando Maran, t’i japë mesfushorit ofensiv hapësirë dhe liri në fushë, ashtu siç po vepron trajneri i klubit turk, Thomas Reis.

Shpërthimi i Ernest Muçit me trajnerin e ri dhe Salah, nga Turqia i

Të lidhura

None found

Sipas gazetës turke “Taka”, Muçi është kthyer në një nga emrat që po tërheqin vëmendjen te Trabzonspori. Artikulli ia atribuon këtë edhe sistemit të Reis dhe përmend ndikimin e Mohamed Salahut, i cili e ka ndihmuar futbollistin shqiptar të nxjerrë në pah cilësitë e tij.

Media turke vëren se Muçi po fiton simpatinë e tifozëve, duke dhënë kontribut si me topin, ashtu edhe pa të. Në fitoren 2-0 ndaj Alanyasporit, ai ishte një nga protagonistët më pak të dukshëm, ndërsa nën drejtimin e Reis ka përfituar më shumë liri në lojë.

Paraqitjet e tij në Turqi rrisin pritshmëritë edhe për Kombëtaren. Shqipëria ka përpara dy takime të rëndësishme, kundër Finlandës dhe Bjellorusisë, dhe Maran pret që Muçi të tregojë në ekipin përfaqësues formën që po shfaq me Trabzonsporin.


Shtuar më 11.11.2026 09:31

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet