Toni Kroos: Me këtë stil të lojës, Barcelona nuk do ta fitojë Championsin

Toni Kroos: Me këtë stil të lojës, Barcelona nuk do ta fitojë Championsin

09:35, 11/11/2026

Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka analizuar stilin e lojës së Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick, duke vlerësuar futbollin ofensiv të katalanasve, por edhe duke paralajmëruar për rreziqet që mbart kjo qasje taktike.

Gjermani e konsideron Barcelonën një nga skuadrat që luajnë futbollin më të bukur në Evropë, por mendon se ekipi merr shumë rreziqe dhe mund të ndëshkohet nga kundërshtarët në ndeshjet e rëndësishme.

“Barcelona ka një nga stilet më tërheqëse të lojës në Evropë, ndoshta edhe më të bukurin. Megjithatë, marrin shumë rreziqe. Në një ditë të keqe të Pedrit, Lamine Yamalit apo Raphinhas, çdo ekip mund t’u shkaktojë probleme dhe t’i eliminojë nga Liga e Kampionëve”, deklaroi Kroos në podcastin “Einfach mal Luppen”.

Ish-futbollisti theksoi se dobësitë e Barcelonës bëhen më të dukshme në minutat e fundit të ndeshjeve, kur lodhja ndikon te lojtarët, ndërsa skuadra vazhdon të ndjekë të njëjtën filozofi loje.

“Pas minutës së 75-të vëren se të gjithë janë më të lodhur, por nuk ndryshojnë stilin e lojës për t’i mbyllur hapësirat. Kur je i lodhur dhe nuk e ndryshon mënyrën e lojës, bëhet shumë e dukshme se sa i ekspozuar je”, u shpreh gjermani.

Kroos solli në vëmendje edhe eliminimin e Barcelonës nga Interi sezonin e kaluar, duke paralajmëruar se një histori e ngjashme mund të përsëritet nëse katalanasit nuk tregojnë më shumë fleksibilitet taktik në përballjet vendimtare të Evropës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco