E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përkeqësohet moti në det, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë

Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur kanë sjellë kufizime për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga ora 16:00 e datës 11 nëntor deri në orën 06:00 të datës 14 nëntor 2026, do të ndalohet pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës.

Parashikimet meteorologjike bëjnë me dije se pritet erë nga drejtimi jug-juglindje me forcë 7-8 ballë, shpejtësi 20-35 m/s dhe dallgë me lartësi nga 2 deri në 4.5 metra.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë aktivitet në fushën detare të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve, me qëllim shmangien e situatave emergjente.

Reklamë

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimin normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i kushteve të motit për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 14 nëntor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.