Dështon iniciativa për shkarkimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Dështon iniciativa për shkarkimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth

07:54, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përpjekja për shkarkimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka dështuar në Kongresin amerikan. Nisma e paraqitur nga kongresmeni republikan Thomas Massie synonte ta shpallte Hegseth fajtor për nisjen e veprimeve ushtarake kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit, raporton BBC.

Shumica e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve votuan që rezoluta për shkarkimin e tij t’i kalonte Komitetit Gjyqësor, një vendim që praktikisht i jep fund kësaj përpjekjeje, të paktën për momentin.

Votimi përfundoi me 211 vota pro dhe 204 kundër, ndërsa më shumë ligjvënës, përfshirë 11 demokratë, nuk morën pjesë në votim. Thomas Massie ishte i vetmi republikan që votoi kundër dërgimit të rezolutës në komitetin e kontrolluar nga republikanët.

Nisma konsiderohej e vështirë për t’u miratuar, pasi do të kërkonte që një numër republikanësh të dilnin kundër presidentit Donald Trump.

Nga ana e tij, Pete Hegseth e cilësoi përpjekjen për shkarkimin e tij si një “farsë” dhe “sabotim”. Deklarata u bë gjatë konferencës së tij të parë për shtyp në Pentagon pas gjashtë muajsh.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump reagoi pas rezultatit të votimit përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, ku deklaroi se iniciativa kishte “dështuar në mënyrë të mjerueshme”.

Kalimi i rezolutës në Komitetin Gjyqësor konsiderohet praktikisht fundi i kësaj nisme, pasi Kongresi aktual ka një afat të shkurtër kohor përpara se demokratët të marrin kontrollin në janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco