
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka propozuar Mikhail Bogachek, për pozitën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të SHBA-së në Republikën e Kosovës.
Emri i Bogachek është përfshirë në listën e nominimeve presidenciale të dërguara në Senatin amerikan, ku kërkohet shqyrtimi dhe miratimi i kandidaturave për pozita të ndryshme në administratën amerikane dhe përfaqësitë diplomatike.
Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, në kuadër të dokumentit për nominimet dhe tërheqjet e kandidaturave të dërguara në Senat më 9 nëntor 2026.
“Mikhail Bogachek, nga Florida, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.