Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, tha se i ishte drejtuar Pep Guardiolës për të marrë mendimin e tij për Carlos Vicensin, para se ta zgjidhte spanjollin si trajner të skuadrës franceze.
Gjatë prezantimit të trajnerit të ri të martën, Gerlinger tregoi se Guardiola kishte folur me nota shumë pozitive për ish-ndihmësin e tij te Manchester City. Sipas tij, tekniku katalanas vlerësoi veçanërisht karakterin, mentalitetin dhe aftësinë e Vicensit për të përgatitur skuadrën në goditjet standarde.
Të lidhura
None found
“Kur flet me Pepin, është një monolog dhe është pozitiv. Ai më tha se Carlos është një person shumë, shumë i mirë. Më këshilloi të vazhdoja dhe të flisja me Carlosin”, u shpreh Gerlinger.
Vicens, 43 vjeç, është emëruar në krye të Lyonit, ku do të zërë vendin e Paulo Fonsecës. Ky i fundit është larguar nga klubi francez për t’iu bashkuar Sporting CP.
Spanjolli ishte pjesë e stafit të Guardiolës te Manchester City nga viti 2021 deri në vitin 2025. Në atë periudhë, ai kontribuoi edhe në përgatitjen e ekipit për goditjet standarde.
Përpara emërimit te Lyoni, Vicens drejtonte Bragën në Portugali. Tashmë e pret një sfidë e re në futbollin francez, ku do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë në një klub me histori dhe ambicie të mëdha.







