E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nga Greqia në Elbasan, Hoxha zbardh pistën e 6 milionë eurove pas grabitjes

Grabitja e një familjeje rome në Elbasan, më 12 tetor, dyshohet të ketë lidhje me një shumë prej 6 milionë eurosh që dyshohet se një prej anëtarëve të saj kishte marrë në Greqi.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari Artan Hoxha zbuloi se zanafilla e ngjarjes lidhet me gjetjen e 14 milionë eurove në një tokë në Greqi, shumë që dyshohet se është ndarë mes disa personave.

Gazetari nënvizoi se grabitësit shkuan për të gjetur sasinë e parave që mbante një nga pjestarët në banesë.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Rakipi: Një familje rome është grabitur në Elbasan. Çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje?

Hoxha: Ngjarja ka ndodhur më 12 tetor dhe doli në media. U trajtua si një grabitje e thjeshtë. Nuk u përdorën armë. Romët iu sollën dhe i dogjën në lagje. Ka elemente që e nxjerrin nga grabitjet ordinere. Veshja që kishin, si e forcave speciale, makinat që përdorën… Ata kanë hyrë në orën 04:00. Kanë marrë një makinë nga Tirana, i kanë vendosur targa të Kosovës dhe kanë hyrë si policia. Kanë kryer kontroll për drogë dhe armë dhe kanë kapur këtë person.

Zanafilla e kësaj ngjarjeje fillon në Greqi. Disa pjesëtarë të komunitetit rom kanë qenë duke kërkuar materiale bakri në një tokë greke. Duke kërkuar, kanë gjetur 14 milionë euro të futura në zarfe. Ata i kanë marrë dhe i kanë ndarë. Ky shqiptar ka marrë pjesën e vet, 6 milionë euro. Ai u kthye në Shqipëri, pasi kishte marrë një garanci, por ka rënë në sy. Ka ardhur informacioni nga Greqia se ky mund të jetë një nga grabitësit. Këta shkuan për të gjetur sasinë e parave që mbante ky në banesë. Janë identifikuar tre persona, një nga Lezha, një nga Elbasani dhe një vajzë 21-vjeçare që jeton në Lezhë. Ende nuk dihet, por po kërkohet 6 milionë euroshi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.