Këto janë pamjet e nisjes së anijes franceze “Abeille Marengo” nga porti i Iraklios në Kretë pasditen e se martes , për të vijuar kërkimet nënujore për kabllon elektrike që do të lidhë Greqinë me Qipron.Nisja e saj vjen pas disa ditësh tensionesh diplomatike me Turqinë dhe debatesh të forta në Athinë për ndërhyrjen e Francës. Anija po drejtohet drejt zonës detare në juglindje të ishullit Karpathos. Fillimisht do të kryejë kalibrimin e pajisjeve dhe më pas matjet e parashikuara në njoftimet detare të autoriteteve greke dhe qipriote. Në këtë fazë bëhet fjalë për studimin e shtratit të detit, për të përcaktuar trasenë e kabllos.