E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Veliaj ka pushtet se ia dha Rama”, Fundo: Do ta ketë dorën edhe te “bakllavaja” e bashkisë!

Gazetari Elvi Fundo tha se Erion Veliaj nuk ka ndikim të mjaftueshëm brenda Partisë Socialiste për t’i prishur punë kryeministrit Edi Rama.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Të , Fundo deklaroi se pushtetin kryebashkiakut ia ka dhënë vetë Rama, ndërsa e cilësoi atë si një nga figurat më të urryera në PS.

Ai komentoi gjithashtu mundësinë që Veliaj të kërkojë të ruajë ndikimin mbi buxhetin dhe fondet e Bashkisë së Tiranës.

“Veliaj s’ka peshë në Asamble dhe as në PS. As Veliaj, as Spiropali s’janë socialistë, janë Lëvizja Mjaft. Është ironike që bëjnë moral. Veliaj do ta ketë dorën edhe te bakllavaja e bashkisë, te buxheti, te fondet. Unë nuk mendoj se Veliaj i prish dot punë Ramës. Është një nga figurat më të urryera në PS. Ai e ka atë pushtet sepse ia dha Rama. Ai ka qenë kundër socialistëve. S’u bë kurrë socialist”, tha Fundo.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.