Makinat fluturuese nga vera e 2027 do të nisin të qarkullojnë në Kinë, ja sa kushtojnë
Një spektakël i pazakontë dhe që sfidon ligjet e gravitetit është realizuar në Slloveni, ku dy atletë të sporteve ekstreme janë lëshuar në ajër nga një katapultë gjigante e vendosur në majën e oxhakut më të lartë industrial në Evropë.
Spanjolli Dani Roman dhe francezi Fred Fugen realizuan këtë sfidë më 5 nëntor në qytetin e Trbovljes, duke përdorur një sistem të posaçëm katapultimi, të ndërtuar brenda oxhakut industrial 360 metra të lartë.
Katapulta, e gjatë 60 metra, arriti t’i përshpejtonte atletët nga zero në 180 kilometra në orë në vetëm 2.15 sekonda, duke i hedhur vertikalisht në qiell.
Pas lëshimit, dy sportistët përjetuan për pak çaste ndjesinë e mungesës së peshës, përpara se të kalonin në rënie të lirë dhe të hapnin parashutat për një ulje të sigurt, raporton News Bomb.
Por përtej spektaklit, kjo sfidë solli edhe dy rekorde të reja Guinness.
Në provën individuale, Dani Román arriti të ngrihej 100.36 metra mbi pikën e lëshimit, duke vendosur rekordin për lartësinë më të madhe të arritur nga një person me katapultë njerëzore.
Ndërsa në lëshimin e njëkohshëm, Román dhe Fugen regjistruan një lartësi të kombinuar prej 151 metrash mbi pikat e tyre përkatëse të nisjes, duke vendosur rekordin e dytë botëror.
Projekti u realizua nga ekipi slloven Dunking Devils Squad, i cili punoi për dy vite e gjysmë për ndërtimin e sistemit të posaçëm, të pajisur me një mekanizëm gjigant sustash.
Record du monde : deux sportifs spécialistes du saut en parachute et équipés de wingsuits ont été éjectés de la plus grande catapulte du monde, située dans la plus haute cheminée d’Europe, en Slovénie, passant de 0 à 180km/h en seulement de deux secondes. #JT13H https://t.co/a13sCGJRKF
— franceinfo (@franceinfo) November 10, 2026
Top Channel