Haradinaj: Mbiemri nuk mund të përdoret për t’u fshehur pas krimit

Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar ndaj deklaratave të avokates Adelina Hoxha, e cila pas vrasjes së Arlinda Zekajt kishte përmendur përdorimin e mbiemrit Haradinaj nga personi që dyshohet se e kishte kërcënuar viktimën.

Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Haradinaj ka kërkuar nga avokatja të sqarojë se çfarë veprimesh kishte ndërmarrë për t’i denoncuar kërcënimet, nëse kishte pasur informacione për lidhjet e pretenduara të të dyshuarit me persona që mbanin këtë mbiemër.

Ai ka vënë në pikëpyetje pse këto pretendime nuk janë paraqitur më herët para organeve përkatëse, me qëllim të parandalimit të krimit.

“Po një pyetje ia kisha bërë avokates. A i ra ndërmend pasi e masakruan atë gruan, se ai qenka kanë i lidhur me Haradinajt? Çfarë veprimi ndërmori? Se ti je përgjegjëse kur e thua këtë fjalë. Ti e paske lënë njeriun të shkojë drejt vdekjes. Çfarë veprimesh ke ndërmarrë për ta parandaluar, pse nuk ke shkuar me denoncu rastet? Pse nuk i denoncove më herët kur e paske ditur?”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se familjet Zekaj dhe Sylaj i njeh dhe i respekton, duke shtuar se askush nuk duhet të fshihet pas një mbiemri për t’i shmangur përgjegjësisë për veprat e kryera.

“Të dyja familjet janë miq të mi. Familja Zekaj është njëra prej familjeve më të respektuara në rajonin e Dukagjinit, sikurse familja Sylaj. Dhe askush nuk ka të drejtë të fshihet, aq më tepër kur një rast ka ndodhur, e të fshihet pas mbiemrit. Ajo epokë se ti fshihesh pas një mbiemri ka marrë fund. Unë jam person publik, kam kontakte me mijëra njerëz, jo vetëm në Pejë. Do të jetë e ndëshkueshme kushdo që guxon të fshihet pas këtij emri. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet. Këtu po bëj thirrje publike: denonconi rastet”, ka thënë ai.

Haradinaj ka vlerësuar se përmendja e mbiemrit Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt ka shërbyer për ta zhvendosur vëmendjen nga rëndësia e krimit.

“E gjithë kjo është bërë për ta balancuar krimin, se krimi ishte monstrum. Se kjo, me një deklaratë, u mundua të nxjerrë paralele”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika