Kryetari i partisë “Mali i Zi i Lirë”, Vladislav Dajković, thotw se është dënuar nga një gjykatë shqiptare me tre vite burg, për shkak se gjashtë vite më parë kishte realizuar në Shkodër një fotografi me flamurin trengjyrësh malazez, të cilën e kishte publikuar me përshëndetjen: “Përshëndetje të gjithëve nga Shkodra e lashtë serbe”, raporton RTCG. Dajković thekson se me tekstin për të cilin është dënuar nuk ka fyer apo kërcënuar askënd, por ka paraqitur vetëm fakte historike që, sipas tij, janë të njohura. Ai deklaron se nuk do të dorëzohet te autoritetet shqiptare, por nuk pret mbështetjen e shtetit të Malit të Zi, të cilën thotë se nuk e ka marrë as gjatë këtij procesi pesëvjeçar.