E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Tela: Opozita e bashkuar duhet të dalë me një kandidat për Tiranën

Analisti Andi Tela, i ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, ka folur mbi zgjedhjet lokale të 9 majit dhe kandidatët potencialë.

Tela tha se opozita e bashkuar duhet të dalë me një kandidat në Tiranë dhe atë duhet ta zgjedhë mes protestuesve.

Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë për të mundur Edi Ramën.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Çfarë do të bëjë PD-ja?

Tela: Protesta është rrudhur, nuk ka më entuziazmin që kishte që nga qershori apo në ditët e fundit. Në këtë moment kanë hyrë në lojë PD-ja dhe tri partitë e tjera. Është e qartë se në publik ka kundërshti ndaj Edi Ramës.

Ndoshta deri më 9 maj Edi Rama nuk largohet, por do të ketë zgjedhje lokale. Një mënyrë për t’u përballur me pushtetin e Ramës janë zgjedhjet për Tiranën. Nëse ka një mënyrë për t’u përballur me Ramën, është vota atë ditë.

Çfarë mund të bëjë i gjithë spektri opozitar, sepse Qori e ka bërë të qartë pozicionin e vet? Mund të bëhet lehtësisht një sondazh mes aktorëve të partive dhe protestës, të bëhet një sondazh me një kandidat që nuk ka të bëjë me partitë.

Nëse të gjitha forcat opozitare do të investohen për këtë kandidaturë, opozita, në Komisionin e Reformës Zgjedhore, mund t’i kërkojë mazhorancës që të lejojë votimin e këshilltarëve, por edhe balotazhin në zgjedhje. Pra, një kandidat nuk mund të bëhet kryetar bashkie pa pasur 50% plus 1% të votave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.