E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Masa e sigurisë ndaj Belerit, Tela: Ja pse Strasburgu ndëshkoi shtetin shqiptar!

Vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për çështjen e Fredi Belerit ishte në fokus të diskutimit këtë të martë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut konstatoi se autoritetet gjyqësore shqiptare kishin shkelur Nenin 5/3 të Konventës Evropiane, duke e mbajtur Belerin në paraburgim pa arsye të mjaftueshme pas përfundimit të hetimeve paraprake për korrupsion zgjedhor.

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, analisti Andi Tela u shpreh se vendimi i Strasburgut vinte në pikëpyetje argumentet e përdorura nga gjykatat shqiptare për vijimin e paraburgimit, duke e krahasuar këtë rast edhe me atë të Ilir Metës.

Tela: Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për Fredi Belerin, është vendim vetëm për masat e sigurisë. Dy muaj pasi u arrestua, sipas Strasburgut, procesi është i rregullt. Problemi është pas 19 korrikut 2023 kur Beleri u zgjodh kryetar bashkie. Beleri kërkoi një masë më të butë dhe të bënte betimin, por shkallët e gjyqësorit nga 19 korriku 2023 deri në 5 mars 2024 kur u dënua, argumentonin se po ta lironin rrezikon të arratiset sepse në një dënim të mëparshëm është arratisur dhe do të prishë kamerat e sigurisë. Ky argument, sipas Strasburgut, është absurd dhe penalizon shtetin shqiptar. Beleri mbaroi punë shpejt dhe mbaroi dënimin, por Meta ka mëse dy vite në burg, se mund të dalë nga burgu dhe të prishë provat, edhe pse është në proces gjyqësor

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.