Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mbrëmjen e pritjes së organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, gjatë vizitës së tij në Francë për Forumin e Paqes në Paris.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga ceremonia, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, teksa priten nga presidenti Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka shoqëruar publikimin me përshkrimin: “Palais de l’Élysée – Në mbrëmjen e pritjes së organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron”.