Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, thotë se gjatë vitit të parë të mandatit të tij janë shlyer borxhe milionëshe, mbledhja e taksave ka arritur në 70% dhe janë realizuar projekte infrastrukturore.
Sipas Qyrës, komuna ka paguar 2.5 milionë euro borxhe të vjetra, të cilat e kishin çuar në prag të falimentimit. Ai tha se shumica e projekteve infrastrukturore janë pranë përfundimit.
Të lidhura
None found
Mes punimeve që përmendi janë ato në rrugën “Kolektorska”, në rrugën Turistike dhe në rrugën drejt kampit AS. Drejt përfundimit, sipas tij, është edhe zëvendësimi i tubave të azbestit. Qyra deklaroi se të gjitha këto projekte janë zbatuar në rreth 80 përqind.
Banorët e Strugës, ndërkohë, kanë qëndrime të ndryshme për punën e deritanishme të kryetarit. Një qytetar u shpreh se shpreson që gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur dhe se synimi duhet të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve, thjeshtimi i procedurave administrative dhe zgjidhja e çështjeve që lidhen me administratën komunale.








