E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

“The Albanian Files”, Bushati: Nuk ka asnjë shenjë të hetimit të Ramës

Gazetari Andi Bushati ka komentuar pranimin nga SPAK të kallëzimit lidhur me librin “The Albanian Files”, duke ngritur dyshime mbi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me arkitektët e përfshirë në projektet e tij.

 Gjatë bisedës në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Bushati u shpreh skeptik nëse SPAK do ta çojë hetimin deri në fund.

Sipas tij, marrëdhënia mes kryeministrit dhe arkitektëve ndërkombëtarë është një çështje që meriton të hetohet.

“Ka pasur interpretime, por jo nga opozita. Saliu prej tri ditësh thotë se SPAK nuk e heton Edi Ramën. Harrojeni! Nuk kemi ndonjë shenjë të madhe të hetimit të Ramës. Nuk po hetohet një libër, por marrëdhënia e kryeministrit Rama me këta arkitektët e famshëm. Çfarë është kjo marrëdhënie? Është vendosur një marrëdhënie korruptive e një kryeministri që ka kaluar çdo ligj. Rama bëri lajm të madh kur tha: “Unë jam kryeministri i parë që po bëj një ministër virtual”. Por çfarë fshihej pas Diellës? Fshihej Gys Agasi me bandat e veta. Për të fshehur fasadën kriminale, njësoj si te Diella, edhe në këtë rast përdoren disa arkitektë.

A do të ketë këllqe SPAK-u që ta çojë këtë çështje deri në fund? Unë jam jashtëzakonisht dyshues. Por lidhja e Ramës me këta arkitektë ndërkombëtarë, që janë kthyer në matrapazë, është një çështje që ia vlen të hetohet”, tha Bushati në Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.