Një 31-vjeçar me origjinë egjiptiane është përplasur nga një automjet mbrëmjen e kësaj të marte, në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi Xh. I. ka goditur këmbësorin, i cili po kalonte rrugën pranë terminalit, në momentin kur mjeti po hynte në qytet.
I plagosuri është identifikuar si Hysen Riad, 31 vjeç. Ai është transportuar në urgjencën e spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve, gjendja e tij është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


