Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, i akuzuar për aksidentin tragjik të 3 majit në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur, por duke I hequr dy nga akuzat që rëndojnë mbi të. Në seancën paraprake të mbajtur, u kërkuar rrëzimi i akuzës për “Drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt”, për shkak të zbatimit të ligjit për amnistinë. Kjo kërkesë shkaktoi zemërimin e familjarëve, teksa babai I një prej fëmijëve që mbeti I plagosur nga aksidenti tragjik u shpreh I revoltuar para mediave.