‘Dhimbje koke’ për Interin, dëmtohen Bonny, Thuram dhe Stankovic, si është gjendja e futbollistëve
‘Dua të luaj më shumë’. Kur kanë mbetur pak javë nga hapja e merkatos së transferimeve të muajit janar, Endrick del hapur dhe i jep një mesazh të qartë Jose Mourinhos dhe Realit të Madridit.
‘E ardhmja ime? Jam vetëm 20 vjeç, kështu që do të shoh si do të evoluojnë gjërat-tha Endrick nga grumbullimi me Brazilin-dua vetëm të luaj, të jem i lumtur dhe të ndihmoj shokët e mi të skuadrës. Nuk e si se çfarë do të ndodhë në janar, gjithçka është në duart e Zotit. Kërkoj vetëm të mund të bëj atë çfarë është më e mirë për karrierën time, të ndodhë çfarë të ndodhë. Dua vetëm të jap më të mirën time për t’u rritur.
Endrick foli në mënyrë më konkrete për trajnerin Jose Mourinho duke thënë fjalët më të mira për të.
Madridi është një qytet i mrekullueshëm, por është e qart se duhet të bëj gjithçka mundem për të zhvilluar karrierën time. Mourinho është një person fantastik, çdo ditë vjen te unë, më pyet si jam, por nuk flet kurrë për futbollin. Do që të dijë për jetën time private, më pëlqen sjellja e tij, interesante.I jam mirënjohës për atë që po bën’.
MEDIA SPANJOLLE: PO PUNON PËR T’U LARGUAR NGA REALI I MADRIDIT
Sipas të përditshmes spanjolle AS, Endrick e ka marrë vendimin për t’u larguar nga Los Blancos. Sulmuesi nuk gjeti vazhdimësinë që priste, gjë që e tregon fakti se në total ka luajtur vetëm 140 minuta dhe kështu njerëzit rreth futbollistit kanë nisur kontaktet me klubet e interesuar; në vijën e parë janë Roma, Milan dhe Sporting Lisbonë. Ky i fundit ka nisur të bëjë lëvizje konkrete; Endrick në Portugali do të takohej sërish me Paulo Fonseca me të cilin kishte punuar edhe kur ishte te Olympique Lyon
Top Channel