Gerrard bën krahasimin e bujshëm: Yamal më lart se Messi dhe Ronaldo në të njëjtën moshë

Gerrard bën krahasimin e bujshëm: Yamal më lart se Messi dhe Ronaldo në të njëjtën moshë

19:12, 10/11/2026

Steven Gerrard ka bërë një vlerësim të fortë për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke e krahasuar me dy legjendat e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ish-kapiteni i Liverpoolit beson se sulmuesi 19-vjeçar është më i zhvilluar futbollistikisht sesa Messi dhe Ronaldo në të njëjtën moshë, duke u mbështetur te paraqitjet dhe ndikimi që ka pasur në futbollin e nivelit të lartë.

“Është më i avancuar se Ronaldo kur ishte 19 vjeç. Kam luajtur kundër Messit kur ishte ende i ri dhe mendoj se edhe në krahasim me të, Yamal është më i avancuar”, u shpreh Gerrard në emisionin “The Overlap Daily”.

Legjenda angleze vlerëson se talenti i yllit të Barcelonës është i jashtëzakonshëm dhe se ai ka potencialin për të arritur nivelin e dy futbollistëve që kanë dominuar futbollin botëror për më shumë se një dekadë.

Megjithatë, Gerrard theksoi se sfida më e madhe për Yamalin do të jetë ruajtja e urisë për sukses dhe vazhdimësia në performanca. Sipas tij, pikërisht qëndrueshmëria në nivelet më të larta është ajo që e dallon një talent të madh nga një legjendë e futbollit.

Krahasimi i Gerrardit vjen në një periudhë kur Yamal po konsolidohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Barcelonës dhe një prej talentët më të spikatur të brezit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco