Ka ndërruar jetë në spital 64-vjeçari që u plagos rëndë në aksidentin e ndodhur më 9 nëntor në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Motoçikleta me të cilën udhëtonte u përplas me një automjet pranë fshatit Haskovë, në Dropull.
Sipas të dhënave, automjeti drejtohej nga E. R., 35 vjeç, banues në Nepravishtë të Libohovës, ndërsa motoçikleta nga T. A., 64 vjeç, banues në Dervician.
Si pasojë e përplasjes, 64-vjeçari mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, 35-vjeçari që drejtonte automjetin është arrestuar nga policia.


