Ora 10 e 30 e të shtunës do ta gjej të mbledhur Asamblenë Kombëtare të PS në një resort në Gjirin e Lalzit. Kjo iu konfirmua Top Channel nga një burim në selinë rozë. Pasi është njohur me datën dhe vendin e mbledhjes së asamblesë, kreu bashkisë Tiranë nga burgu i Fierit i ka drejtuar një kërkesë të paprecedentë, të cilën e quan urgjente për pjesëmarrje në asamble, sekretarit të përgjithshëm të PS Blendi Klosi, prokurorit të SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.