Rubio: Sanksionet ekonomike ndaj Iranit po funksionojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio nuk sheh nevojë për të rinisur operacione ushtarake në shkallë të gjerë kundër Iranit në këtë kohë, duke argumentuar se presioni ekonomik i ushtruar nga Uashingtoni tashmë po ka efekte serioze mbi Teheranin.
Rubio i bëri deklaratat pas takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Paris, ku ai informoi aleatët e SHBA-së për strategjinë e Uashingtonit ndaj Iranit.
“Fushata ekonomike kundër Iranit është aq shkatërruese sa nuk ka nevojë për operacione ushtarake në shkallë të gjerë në këtë kohë”, tha ai, duke shtuar se ky ishte mesazhi që u përcolli aleatëve.
Sipas burimeve diplomatike të cituara nga Reuter , Rubio argumentoi se sanksionet kufizojnë aftësinë e Teheranit për të financuar aktivitetet e tij rajonale dhe organizatat që mbështet,
Ai siguroi se Shtetet e Bashkuara kanë mundësi përtej kthimit në një luftë në shkallë të gjerë ose pranimit të kërkesave iraniane.




