Sulmuesi i Real Madridit, Endrick, ka folur hapur nga grumbullimi me kombëtaren braziliane për të ardhmen e tij, duke pranuar se nuk e di se çfarë do të sjellë muaji janar për të.
Endrick u shpreh: “Jam ende vetëm 20 vjeç, ndaj do të shoh se si do të shkojnë gjërat. E vetmja gjë që dua është të luaj, të ndihem i lumtur dhe të ndihmoj shokët e mi të skuadrës.”
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar; kjo është në dorë të Zotit. Uroj më të mirën për karrierën time. Ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë. Do të mbetem modest dhe do të vazhdoj të jap më të mirën nga vetja. Madridi është një qytet i mrekullueshëm, por unë gjithmonë do të bëj atë që është e nevojshme për të përparuar në karrierën time”, shtoi braziliani.
Sulmuesi 20-vjeçar pati gjithashtu një mesazh për trajnerin e tij, Jose Mourinho: “Kam besim të madh te Mourinho. Ai më kontakton çdo ditë, jo për të folur për futbollin, por për t’u interesuar për jetën time personale. Kujdesi dhe dashamirësia që më tregon Mourinho më japin një motivim edhe më të madh për të dhënë maksimumin”.







