Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Përmes një deklarate, diplomatja evropiane theksoi se cilësia e reformës është po aq e rëndësishme sa edhe koha kur ajo përmbyllet, duke nënvizuar se procesi duhet të prodhojë rezultate konkrete dhe jo të mbetet vetëm në nivel diskutimesh.