Gjatë punimeve të komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin Eurpoian, kryetari i tij David McAllister evidentoi protestat kundër korrupsionit, abuzimit qeveritar me pushtetin, krizës së kostove të jetesës dhe brutalitetit policor kundër protestuesve, për të cilat tha se nuk duhen injoruar.
‘Në javët e fundit kemi marrë një mori emailesh nga shtetas shqiptarë dhe të BE-së, që kanë qenë të shqetësuar mbi situatën në Shqipëri. Muaji i kaluar na ka treguar një panoramë shqetësuese.
Shqiptarët dolën në rrugë, fillimisht sa i përket impaktit mjedisor të zhvillimit të pronave në bregdet, tani i njohur si ‘Revolucioni Flamingo’.
Dhe më pas kanë protestuar kundër korrupsionit, abuzimit qeveritar me pushtetin, krizës së kostove të jetesës dhe brutalitetit policor kundër protestuesve.
Nuk mund t’i injorojmë këto zhvillime. Duhet të diskutojmë se si ne përveç BE-së, mund të kontribuojmë për uljen e tensioneve.’, u shpreh David McAllister gjatë fjalës së mbajtur në mbledhje.
© SYRI.net