Lajmi i fundit

TASK FORCE/ A-SPAK drejtësi për korrupsionin e Ramës

Shqipëria në përgatitjet e fundit për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të rikthehen me grupin

Shqipëria në përgatitjet e fundit për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të rikthehen me grupin

18:34, 10/11/2026

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për sfidën ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve, që do të zhvillohet të enjten në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar pasditen e sotme një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Sipas informacionit të bërë publik nga FSHF, pjesa më e madhe e skuadrës ishte në dispozicion të trajnerit Rolando Maran dhe u stërvit me ngarkesë të plotë.

Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Cristian Shpendi vijuan të punojnë të diferencuar në fushë. Dy futbollistët po rikuperohen nga problemet fizike të shkaktuara prej goditjeve të marra në ndeshjet e fundit me klubet e tyre. Megjithatë, lajmi pozitiv është se të dy pritet të bashkohen me pjesën tjetër të ekipit gjatë seancës së nesërme.

Stërvitja e sotme nisi me ushtrime në palestër, për të vijuar më pas në fushë, ku Maran u përqendrua te situatat e ndryshme të lojës dhe përgatitja taktike për përballjen me Finlandën.

Programi i së mërkurës parashikon seancën zyrtare stërvitore të Shqipërisë në orën 11:00, me 15 minutat e para të hapura për mediat. Në orën 16:00, trajneri Maran dhe një prej futbollistëve do të dalin në konferencën për shtyp.

Edhe Finlanda do të zhvillojë nesër aktivitetet e saj zyrtare, me konferencën për media në orën 11:30 dhe stërvitjen në orën 12:30.

Ndeshja Shqipëri-Finlandë do të luhet të enjten, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Interesi për këtë takim është maksimal, pasi të gjitha biletat janë shitur dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco