• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

by A. Q
10/11/2026 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është një pjesë e rëndësishme e arkitekturës europiane të sigurisë dhe një partnere aktive në përballimin e kërcënimeve që kapërcejnë kufijtë kombëtarë.

Me këtë mesazh, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, çeli sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare “Siguria rajonale: Rreziqe të reja, bashkëpunim më i fortë”, ku morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme të Italisë, Ambasadës Italiane, Delegacionit të Bashkimit Europian dhe delegacione të vendeve të rajonit.

“Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës. Ne jemi pjesë e derës së saj kryesore. Kjo derë duhet të jetë e sigurt”, u shpreh ministri Demo, duke theksuar se siguria e Shqipërisë është e pandashme nga siguria e Europës dhe se asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet e reja.

Gjatë fjalës së tij, ministri vuri në dukje se krimi ndërkombëtar, trafikimi i paligjshëm, kërcënimet kibernetike dhe format e reja të kriminalitetit zhvillohen përtej kufijve dhe shpesh lëvizin më shpejt se institucionet. Për këtë arsye, ai nënvizoi nevojën për institucione më të forta, shkëmbim të shpejtë informacioni, kapacitete teknologjike dhe operacione të përbashkëta.

Progresi i Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar është evidentuar edhe në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2026. Ministri Demo veçoi tri zhvillime pozitive: thellimin e bashkëpunimit me vendet anëtare të BE-së dhe agjencitë europiane, rritjen e operacioneve kundër narkotikëve, si dhe shtimin e patrullimeve të përbashkëta dhe forcimin e kapaciteteve për gjurmimin e aseteve kriminale.

Gjithashtu, ai nënvizoi përparimin në forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit kibernetik. Megjithatë, ministri theksoi se raporti evidenton edhe fusha ku nevojiten përpjekje të mëtejshme, veçanërisht në hetimet financiare, rezultatet në ndjekjen dhe dënimin e veprave penale financiare, përfshirë ato që lidhen me krimin kibernetik, trafikimin dhe armëmbajtjen e paligjshme. Sipas tij, rëndësi të veçantë kanë edhe rritja e kapaciteteve teknike për shqyrtimin e provave digjitale dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.

Në këtë kontekst, Demo iu referua edhe takimit të ministrave të Brendshëm të rajonit, të zhvilluar javën e kaluar në Budva, ku u diskutuan sfidat e përbashkëta të sigurisë në epokën digjitale, mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi online, mashtrimet në internet, trafikimi i migrantëve dhe zbatimi i Paktit për Migracionin dhe Azilin, në bashkëpunim me agjencitë europiane Frontex, EUAA dhe Europol.

Një tjetër element i rëndësishëm i konferencës ishte prezantimi i gjetjeve paraprake të instrumentit rajonal “Secure Meter 2026”, i cili mat perceptimin e qytetarëve për sigurinë dhe nivelin e besimit në rajon. Ministri Demo vlerësoi rëndësinë e të dhënave dhe evidencave të besueshme për hartimin e politikave më efektive dhe identifikimin e fushave ku kërkohet ndërhyrje më e madhe institucionale.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse, ministri theksoi rëndësinë strategjike të Partneritetit të Sigurisë BE–Ballkani Perëndimor, duke nënvizuar se siguria në të dy anët e Adriatikut është e ndërlidhur. “Shqipëria nuk kërkon të mbrohet nga problemet e Europës. Ne duam të jemi pjesë e zgjidhjes së tyre”, deklaroi Demo, duke rikonfirmuar angazhimin e vendit për të kontribuar në një hapësirë europiane më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më reziliente.

Në përfundim, ministri nënvizoi se bashkëpunimi në fushën e sigurisë nuk është thjesht një prioritet, por kusht për zhvillimin ekonomik, investimet, përparimin dhe integrimin europian.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

November 10, 2026
Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

November 10, 2026
Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

November 10, 2026
“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

November 10, 2026
Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

November 10, 2026
Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

November 10, 2026
Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

November 10, 2026
KiE: Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Sfida deçizive Shqipëri-Finlandë, llogaritë për kartonët e verdhë, 8 lojtarë janë në rrezik pezullimi!

November 10, 2026
Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In