Studimi i Universitetit të Kembrixhit: Ulja e ndotjes së ajrit mund të shpëtojë mbi 9 milionë jetë çdo vit
Ndotja e ajrit mbetet një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar jo vetëm sëmundje të frymëmarrjes, por edhe probleme kardiovaskulare dhe neurologjike. Sipas një studimi të ri të Universitetit të Kembrixhit, më shumë se 9 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse vendet e botës do të ulnin ndotjen e ajrit në nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Studimi evidenton se grimcat e imëta ndotëse PM2.5 dhe dioksidi i azotit lidhen me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë infarktin, goditjet në tru, sëmundjet e mushkërive dhe demencën. Sipas studiuesve, vetëm ulja e përqendrimit të grimcave PM2.5 në nivelet e rekomanduara mund të parandalonte 9.4 milionë vdekje në vit, ndërsa reduktimi i dioksidit të azotit mund të shmangte ose shtynte edhe 1.1 milionë vdekje të tjera.
Përfitimet e ajrit më të pastër nuk kufizohen vetëm te ulja e vdekshmërisë. Sipas studimit, kjo do të mund të parandalonte çdo vit 2.8 milionë raste të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK), 1.1 milionë raste të demencës, 7.3 milionë raste të sëmundjeve koronare të zemrës dhe 2.3 milionë goditje në tru.
Gjetjet nënvizojnë rëndësinë e reduktimit të ndotjes së ajrit si një masë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e miliona sëmundjeve e vdekjeve në nivel global.
Princi Harry dhe Meghan në Parlamentin Evropian, marrin pjesë në aktivitetin mbi sigurinë e fëmijëve
Gjermania, NASA dhe Kanadaja bashkojnë forcat për serrat hapësinore, si do të kultivohen perimet në Hënë?
Stephanie Case shkruan historinë, bëhet gruaja e parë që përfundon ultramaratonën 100 milje pa ndalesa në Antarktidë
- 17:26 “742 lindje më shumë se vdekje”, INSTAT: Tirana kryeson për shtesën natyrore të popullsisë
- 17:13 Mbi 3 dekada në kushte të vështira, 90 familje kërkojnë ndërhyrje në Kabinat e Plazhit të Vjetër në Vlorë
- 17:10 Paketa Fiskale 2027, transporti publik kërkon përjashtim nga taksa e qarkullimit
- 16:57 Princi Harry dhe Meghan në Parlamentin Evropian, marrin pjesë në aktivitetin mbi sigurinë e fëmijëve
- 16:36 Gjermania, NASA dhe Kanadaja bashkojnë forcat për serrat hapësinore, si do të kultivohen perimet në Hënë?
- 16:32 “Air Albania” plot për Shqipëri–Finlandë! Shiten të gjitha biletat për sfidën e 12 nëntorit