22 kërkesa paraprake të paraqitura nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, u rrëzuan në seancën e kësaj të marte në GJKKO. Kërkesa e Ilir Beqajt për pushim të çështjes u rrëzua nga Gjykata e Posaçme, në seancën ku vetë ish ministri ishte i pranishëm. Mes kërkesave të rrëzuara ishte edhe për pavlefshmëri të disa prej akteve të dosjes, përfshi kërkesën për gjyqim dhe akt-ekspertime. Trupi gjykues nuk u shpreh për një kërkesë të Beqajt për dergim të çështjes për kontroll në Kushtetuese, për të cilën tha se do të shprehet në seancat e ardhshme. Ish ministri dha edhe qëndrimin e tij për vendimin e Gjykatës.