Deputeti i Partisë Socialiste, Skender Pashaj ka deklaruar gjatë diskutimeve në Komisionin e Kulturës se kushdo që e ka shkruar librin “Albanian Files”, duhet të shpallet hero.
Pavarësisht se demokratja Ina Zhupa theksoi se në libër tregohet sesi projektet janë bërë pa garë dhe janë paracaktuar, Pashaj i qëndroi mendimit të tij duke thënë se dikush nuk duhet të dënohet se boton idetë e tij.
“Të thuash idetë e tua në atë libër dhe ta dënosh dikë për këtë quhet herezi. Nëse do të vazhdojmë me herezitë e shekujve XIV dhe XV, ai që e ka shkruar atë libër do të bëhet hero,” tha deputeti i Partisë Socialiste, Skender Pashaj.
