Problem sigurie në Claude Code: Mbi 100 mijë skedarë ekspozohen në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Mbi 100 mijë dokumente janë ekspozuar në internet për shkak të një problemi sigurie në Claude Code, asistentin e programimit me inteligjencë artificiale të kompanisë Anthropic. Mes materialeve të publikuara janë identifikuar më shumë se 1 mijë raste që përmbajnë fjalëkalime, si edhe të dhëna private të kompanive.

Problemi u identifikua nga kompania e sigurisë kibernetike Apiiro. Sipas saj, shkaku lidhet me mënyrën se si Claude Code ruan automatikisht preferencat dhe autorizimet e përdoruesve. Kur skedarët me këto informacione kopjohen ose konfigurohen në pajisje të tjera, të dhënat konfidenciale mund të përfundojnë të pambrojtura në internet.

Të lidhura

None found

Informacionet mund të shfaqen edhe në GitHub, platforma ku programuesit dhe kompanitë ruajnë e organizojnë kodin e programeve, aplikacioneve dhe projekteve të tyre teknologjike. Ekspertët paralajmërojnë se të dhënat e publikuara mund të vazhdojnë të jenë të aksesueshme në internet edhe pasi skedarët origjinalë të fshihen nga pajisja.

Claude Code është krijuar për të lexuar, planifikuar dhe ekzekutuar në mënyrë autonome detyra programimi, pa mbikëqyrje të vazhdueshme njerëzore. Rasti ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë e mjeteve të inteligjencës artificiale dhe mbrojtjen e të dhënave sensitive.

Anthropic ka deklaruar se është në dijeni të problemit dhe se po punon për një zgjidhje që të ndalojë ekspozimin e mëtejshëm të informacioneve private.


Shtuar më 10.11.2026 17:01

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş