Një skandal i përmasave të mëdha ka shpërthyer në lidhje me manipulimin e të dhënave në Regjistrin e Gjendjes Civile në Shqipëri. Hetimet e nisura fillimisht nga Policia e Tiranës, Sektori i Krimit Ekonomik dhe ai i Krimit Kibernetik, kanë vënë në shënjestër një rrjet të mirëorganizuar falsifikimesh.
Sipas gazetarit Arsen Rusta, ky investigim ka nisur fillimisht për një numër të kufizuar rastesh, por ka pësuar një shtrirje masive gjatë verifikimeve të mëtejshme.
Duke shpjeguar zanafillën dhe përmasat e këtij procesi, Rusta deklaroi se Hetimet kanë treguar se zona më e prekur nga ky fenomen është bregdeti shqiptar, ku manipulimet dyshohet se janë përdorur për qëllime korruptive në fushën e pronësisë.
E kemi trajtuar dhe më herët çështjen e identitetit. Policia e Tiranës, Krimi Ekonomik dhe ai Kibernetik kanë nisur një hetim teksa fillimisht u nisëm për 49 raste falsifikimesh, por burimet konfirmojnë se investigimi është shumë më i gjerë dhe përfshin të gjitha 19 mijë ndërhyrjet e identifikuara në sistem. Këto ndërhyrje, që i përkasin falsifikimeve dhe ndryshimit të vendbanimeve, janë zbuluar në skedarët e administruar më parë nga ish-kompania austriake që menaxhonte regjistrin, e cila ka ndërprerë shërbimin e saj në vitin 2025 dhe ia ka kaluar sistemin kompanisë ‘Soft Solution’ në pronësi të Ermal Beqirit. Këto 19 mijë ndërhyrje në sistem u përkasin kryesisht zonave bregdetare si Vlora, Durrësi dhe Lezha, me dyshimin e fortë se gjithçka është bërë për të realizuar tjetërsimin e këtyre pronave në bregdet.
SponsorizuarPër më tepër, nga ana teknologjike është identifikuar një adresë IP nga e cila janë kryer pothuajse 90% e kyçjeve në sistem, e cila rezulton e lokalizuar në shtetin britanik, në Angli, duke konfirmuar përdorimin e një rrjeti VPN të përdorur posaçërisht për mashtrim. Nga ana tjetër, pritet që zyrtarë dhe ish-zyrtarë të njohur të AKSHI-t të merren në pyetje, pasi ata janë vënë në dijeni për këto ndërhyrje masive në sistem. Mirëpo, AKSHI, në vend që të ndërpriste menjëherë këto ndërhyrje, është përgjigjur thjesht se janë duke bërë verifikime. Për këtë arsye, është kërkuar një bashkëpunim nga ekspertiza e teknologjisë që i përket SPAK-ut dhe pritet që ky hetim t’i kalojë zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme.
Hetimet e Prokurorisë së Tiranës zbulojnë se manipulimet janë kryer konkretisht përmes përdoruesit (user-it) të Pandeli Shirokës në Gjendjen Civile, ku janë regjistruar rreth 19 mijë hyrje-dalje nga një llogari që zyrtarisht duhet të ishte e mbyllur pasi personi ka dalë në pension. Këto 19 mijë falsifikime që i përkasin ndryshimit të emrave, mbiemrave, emrave të prindërve, lidhjeve me trungun familjar dhe ndryshimit të vendbanimeve, nuk kanë ndodhur nga një gabim teknologjik. Kjo ka qenë një skemë e mirëorganizuar me qëllime financiare, qoftë për të ndryshuar trungun familjar apo vendbanimin për të përfituar tokë, truall apo llogari bankare. Situata po hetohet me intensitet për t’i kaluar SPAK-ut, ku afera e AKSHI-t mbetet ende e hapur.mcn.tv



