E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksidenti tragjik në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.

Ministri Hoxha uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, si dhe forcë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi.

“Thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bullgari, i cili ka marrë shumë jetë dhe ka lënë të tjerë të lënduar. Mendimet tona dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave, si dhe për popullin dhe Qeverinë e Bullgarisë”, u shpreh Hoxha.

Reklamë

12 persona humbën jetën sot në dy aksidente masive që bllokuan autostradën “Trakia” në Bullgari. Shkak i aksidentit mendohet se ishte mjegulla e dendur që kishte kufizuar dukshmërinë në rrugë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.