AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ kërkon fonde shtesë, por përballet me kritika në Kuvend

Diskutimi mbi buxhetin e gjyqësorit në komisionet parlamentare tregon një diferencë të madhe mes nevojave të paraqitura nga KLGJ dhe parashikimeve në projektbuxhetin e qeverisë, ndërsa Kuvendi rezervoi kritika për mosrealizimin e investimeve.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
21 minutes më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
klgj kuvend buxheti
Kreu i KLGJ, Ilir Rusi gjatë dëgjesës në Kuvend. Foto kortezi: Kuvendi i Shqipërisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon nga Kuvendi që të miratojë një shtesë fondi prej 3.9 miliardë lekësh më shumë se fondi i parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2027, duke argumentuar nevojën për shtimin e personelit, mbulimin e shpenzimeve operative dhe investimet në infrastrukturën gjyqësore.

Gjatë dëgjesës për buxhetin e ri në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale të martën, kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi paraqiti kërkesa shtesë duke ripërsëritur shqetësimet e viteve të mëparshme të këtij institucioni për investime në godina të reja të dedikuara për gjykatat.

“Pjesën më të madhe të kërkesave tona e zë infrastruktura e godinave,” tha ai, duke shtuar se “që prej vitit 2017 nuk kemi një godinë që të ketë përfunduar me funksion të dedikuar si gjykatë”.

Sipas Rusit, në sistemin e gjyqësorit nga 20 gjykata vetëm 5 prej tyre e ushtrojnë aktivitetin në godina të dedikuara, ndërsa të gjitha të tjerat janë përshtatura për gjykata.

Po ashtu, KLGJ kishte kërkesa për fonde për rritje të personelit të gjykatave dhe pagesën e orëve të gatishmërisë së gjyqtarëve dhe orëve jashtë orarit të stafit administrativ.

“Është e vërtetë që kemi trefishim të buxhetit nga vitit 2019, por këtë vit kemi 1.1 përqind më pak se viti i kaluar,” argumentoi Rusi.

Kuvendi pothuaj çdo vit përballet me kërkesa për investime dhe fonde shtesë për shtim personeli në sistemin gjyqësor, por edhe kur buxheti është akorduar këto investime nuk janë realizuar brenda vitit buxhetor për shkaqe të ndryshme.

Mosrealizimi i planit të investimeve, pavarësisht arsyetimeve të tij se pushteti vendor nuk kishte vendosur në dispozicion troje për godinat e reja, u prit me rezerva nga deputetët.

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, tha se Këshilli kishte “nevojë për reflektim” në lidhje me mosrealizimin e investimeve të parashikuara në buxhetin vjetor.

“Këshilli mund të ushtrojë më shumë përgjegjësi për eficencën e stafit administrativ,” i sugjeroi  ai Rusit, duke shtuar se “të kërkosh lekë dhe të mos realizosh buxhete vit pas viti kjo nuk është normale”.

Ndërsa relatorja e komisionit për projektbuxhetin, deputetja Evis Kushi, vlerësoi se disa prej kërkesave shtesë nuk shoqërohen me argumentim dhe të dhëna të mjaftueshme për të justifikuar nevojat institucionale.

Sipas raportit të Kushit, projektbuxheti i përgatitur nga Ministria e Financave parashikon një financim prej 6,77 miliardë lekësh për KLGJ-në dhe sistemin gjyqësor, një shifër kjo që është 74,22 milionë lekë më pak krahasuar me buxhetin e ndryshuar të vitit 2026.

“Kërkesat shtesë janë 3,99 miliardë lekë, ose 37%, në tri drejtime: personel, shpenzime operative dhe investime,” tha Kushi, duke shtuar se “më e rëndësishmja është kërkesa për personel shtesë”.

Vetëm për investimet, KLGJ kërkon 2,97 miliardë lekë më shumë se fondi prej 957,5 milionë lekësh i parashikuar në projektbuxhet. Si prioritete, KLGJ rendit rikonstruksionin dhe zgjerimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, pajisjet e sigurisë dhe pajisjet kompjuterike. Një fond prej 970 milionë lekësh kërkohet gjithashtu për ndërtime të reja, të cilat, sipas KLGJ-së, kushtëzohen nga sigurimi i truallit, përgatitja e projekteve dhe koordinimi me planifikimin e qeverisë.

Kushi kërkoi nga KLGJ paraqitjen e metodologjisë dhe të dhënave mbështetëse për numrin e gjyqtarëve, analizën e ngarkesës dhe stokut të çështjeve për çdo gjykatë.

Në lidhje me investimet në godina të reja apo rikonstruksionin e atyre ekzistuese relatorja kërkoi një listë të prioriteteve të investimeve, informacion mbi gatishmërinë e projekteve të ndërtimit.

Nga ana tjetër Kushi kërkoi nga KLGJ që zgjerimi i kapaciteteve njerëzore të mbështetet në analiza konkrete të ngarkesës së gjykatave, pasi 199 pozicionet e reja që kërkohen nuk janë argumentuar sipas gjykatave dhe profileve të punës.

 

Etiketa: Evis KushiFatmir XhafajIlir RusiKëshilli i Lartë GjyqësorKuvendi i ShqiperiseProjektbuxheti 2027
Tjetri
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për pushimin e çështjes së sterilizimit

SPAK kërkon gjykimin e Fredi Belerit për korrupsion në zgjedhje

Strasburgu gjen shkelje në paraburgimin e zgjatur të Fredi Belerit

16:28 | 10/11/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për pushimin e çështjes së sterilizimit

16:16 | 10/11/2026
klgj kuvend buxheti

KLGJ kërkon fonde shtesë, por përballet me kritika në Kuvend

16:09 | 10/11/2026
policia me protestuesit

“Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

07:40 | 10/11/2026
Sali Berisha shmang veten nga përgjegjësia për 21 janarin

Ish-zyrtarët e Ushtrisë dëshmojnë për privatizimin e klubit “Partizani”

21:20 | 09/11/2026
spak e1771523302580

SPAK kërkon 158 vjet burg për të akuzuarit për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut

21:03 | 09/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.