AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Strasburgu gjen shkelje në paraburgimin e zgjatur të Fredi Belerit

Në një vendim unanim, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vlerësoi se arrestimi fillestar i të zgjedhurit për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ishte i bazuar në arsye e prova të mjaftueshme, por gjeti se mbajtja e tij në qeli pas përfundimit të hetimeve në korrik 2023 shkeli të drejtën për liri. Gjykata i dha Belerit një dëmshpërblim prej 450 eurosh.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
53 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fredi Beleri gjatë një takimi në Athinë. Foto: Facebook.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, GJEDNJ, njoftoi të martën më 10 nëntor se autoritetet gjyqësore shqiptare kishin shkelur Nenin 5/3 të Konventës Evropiane, duke e mbajtur në paraburgim pa arsye të mjaftueshme Fredi Belerin pas përfundimit të hetimeve paraprake për korrupsion zgjedhor.

Në një vendim unanim të dhomës me shtatë gjyqtarë, Strasburgu bën një ndarje në dy periudha. Atë të arrestimit dhe masës fillestare “arrest në burg” nga data 12 maj 2023 deri në 19 korrik 2023, të cilën e gjeti të ligjshme dhe të justifikuar. Dhe fazën e dytë të vijimit të kësaj mase sigurimi pas datës 19 korrik 2023, kur Prokuroria e Posaçme kishte përcjellë dosjen për gjykim në GJKKO. Beleri qëndroi në paraburgim për 9 muaj e 21 ditë, deri në shpalljen e fajësisë në shkallë të parë më 5 mars 2024.

Sipas vendimit të GJEDNJ-së, në fazën fillestare të hetimit, gjykatat shqiptare dhanë arsye të mjaftueshme për izolimin e të akuzuarit, duke u bazuar në dyshimin e arsyeshëm të mbështetur në përgjime dhe dëshmi, natyrën e ndjeshme të krimit zgjedhor si dhe dyshimet se ishin fshirë pamje filmike nga kamerat e sigurisë në disa lokale.

“Duke e marrë situatën në tërësi, si dhe duke marrë parasysh natyrën e ndjeshme të akuzës dhe faktin se paraburgimi i kërkuesit ishte në një fazë shumë të hershme të hetimit, Gjykata pranon se, fillimisht, gjykatat vendase dhanë arsye të rëndësishme dhe të mjaftueshme për urdhërimin e paraburgimit të kërkuesit,” thuhet në paragrafin 87 të vendimit.

Megjithatë, Gjykata e Strasburgut konstatoi se me kalimin e kohës, Gjykatat e Posaçme dhe Gjykata e Lartë dështuan të bënin një vlerësim real të rrethanave kur rrëzuan tre kërkesa të njëpasnjëshme të Belerit për zëvendësimin e arrestit në burg me një masë më të butë sigurie ose garanci pasurore, ndonëse i bashkëpandehuri tjetër në të njëjtën dosje ishte liruar me masën “detyrim për t’u paraqitur”.

“Sa i përket rrezikut të prishjes së provave, gjykatat vendase nuk morën parasysh ecurinë e hetimit dhe faktin që ishte tashmë ngritur aktakuza. Ato gjithashtu nuk treguan ndonjë provë apo formë specifike prove që duhej ende të sigurohej apo që mbetej e rrezikuar për t’u manipuluar nga kërkuesi,” thuhet në vendimin e GJEDNJ-së, duke vënë në dukje se arsyetimi për vijimin e masës së sigurisë kishte qenë i dobët.

Gjykata kritikoi veçanërisht praktikën e gjykatave shqiptare, të cilat i kërkonin të pandehurit të sillte prova të reja për të vërtetuar se rreziqet e arratisjes apo përsëritjes së veprës kishin rënë.

“Qëndrimi i gjykatave vendase në fakt ia kaloi barrën e provës kërkuesit, gjë që ishte e barabartë me përmbysjen e rregullit të Nenit 5 të Konventës, një dispozitë që e bën paraburgimin një përjashtim të jashtëzakonshëm nga e drejta për liri,” vëren Gjykata, duke shtuar se ky defekt i jurisprudencës shqiptare u korrigjua vetëm më vonë përmes vendimit unifikues nr. 80/2026 të Gjykatës së Lartë në maj 2026.

Strasburgu vuri në dukje gjithashtu se gjykatat vendase, për caktimin e masës së sigurisë, u mbështetën përtej masës te “rrezikshmëria e veçantë” abstrakte e veprës penale dhe te një dënim i pashlyer i Belerit i viteve 2003–2009, pa analizuar kalimin e mbi një dekade nga ky rast dhe pa marrë parasysh lidhjet e tij familjare e ekonomike me Himarën.

Ndërkohë, GJEDNJ rrëzoi kërkesën e Belerit për dëm pasuror prej rreth 2,600 eurosh në muaj për pagën e humbur si kryebashkiak i zgjedhur dhe 50,000 euro dëm moral, por urdhëroi shtetin shqiptar t’i paguajë atij 450 euro për dëmin jopasuror dhe 5,000 euro për shpenzimet gjyqësore.

Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2023 në Shqipëri me akuzën e blerjes së votave, u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe dënimi ndaj tij u konfirmua në Apel dhe Gjykatën e Lartë. Ai vuajti një pjesë të dënimit me 2 vjet heqje lirie dhe u lirua me kusht në shtator 2024, kur i mbeteshin edhe 6 javë nga përfundimi i dënimit.

Edhe pse i arrestuar, Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë në maj 2023 dhe qe kryetar i zgjedhur i bashkisë deri në korrik 2024, kur pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm.

Për shkak të arrestimit, Beleri nuk kreu dot betimin si kryebashkiak dhe gjykata refuzoi ta lejonte atë të merrte mandatin. Gjatë kohës që Beleri përballej me akuza në Shqipëri, ai mori mbështetje nga Athina zyrtare dhe partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis e kandidoi në listën e saj për deputetë të Parlamentit Evropian. Beleri u shpall fitues, ndërsa ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në Shqipëri. Pasi u zgjodh në Parlamentin Evropian si eurodeputet nga Greqia, ai u gjet fajtor për blerje votash edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

 

Etiketa: Fredi BeleriGjykata Evropiane e të Drejtave të NjeriutMasa e arrestitShkelja e konventes
SPAK kërkon gjykimin e Fredi Belerit për korrupsion në zgjedhje

Strasburgu gjen shkelje në paraburgimin e zgjatur të Fredi Belerit

16:28 | 10/11/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për pushimin e çështjes së sterilizimit

16:16 | 10/11/2026
klgj kuvend buxheti

KLGJ kërkon fonde shtesë, por përballet me kritika në Kuvend

16:09 | 10/11/2026
policia me protestuesit

“Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

07:40 | 10/11/2026
Sali Berisha shmang veten nga përgjegjësia për 21 janarin

Ish-zyrtarët e Ushtrisë dëshmojnë për privatizimin e klubit “Partizani”

21:20 | 09/11/2026
spak e1771523302580

SPAK kërkon 158 vjet burg për të akuzuarit për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut

21:03 | 09/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.