E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hita mbledh drejtorët vendorë të policisë, fokusi te siguria në shkolla, parandalimi i krimit dhe kapja e personave në kërkim

Rendi dhe siguria publike, siguria në shkolla, parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe ndjekja në dinamikë e konflikteve, ishin në fokus të takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skender Hita, me drejtorët vendorë të Policisë.

Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi punën e bërë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe falenderoi drejtuesit për angazhimin e tyre, por theksoi se këto rezultate nuk janë të mjaftueshme.

Rezultatet konkrete në përmirësimin e parametrave të sigurisë, si dhe shërbimi me etikë, humanizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve, janë çelësi i suksesit të Policisë dhe i fitimit të besimit të qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm kërkoi angazhim maksimal nga drejtorët vendorë dhe rezultate konkrete në përmbushjen e detyrave, si dhe tërhoqi vëmendjen për përmirësimin e disa komponentëve, konkretisht:

Reklamë

-Rritjen e cilësisë së informacioneve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale;

-Përmirësimin e imazhit të Policisë dhe rritjen e besimit të qytetarëve përmes iniciativave konkrete;

-Komunikimin e drejtpërdrejtë të drejtuesve me qytetarët;

-Forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet DVP-ve, DVKM-ve dhe strukturave të tjera, për reagim në kohë reale;

-Përqendrimin e punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore;

-Rritjen e hetimeve proaktive dhe goditjen e krimeve në të gjitha fushat, përfshirë narkotikët, trafiqet dhe krimin ekonomik;

-Angazhimin e drejtpërdrejtë të drejtuesve për garantimin e sigurisë në shkolla, rritjen e pranisë policore dhe parandalimin e konflikteve ndërmjet nxënësve, në bashkëpunim me stafet arsimore, oficerët e sigurisë dhe prindërit;

-Trajtimin me prioritet të rasteve të dhunës në familje dhe ndjekjen me përgjegjësi të çdo problematike;

-Intensifikimin e veprimeve parandaluese dhe operacionale kundër armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacion dhe hetime cilësore.

Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se ecuria në detyrë do të varet nga rezultatet konkrete që do të arrijë secili në punën e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.