SYRI TV/ Maliq, tonelata me grurë mbeten stok, fermerët: Nuk kemi treg për shitje

15:44, 10/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa në vend ngrihet alarmi për sasinë e madhe të importit të miellit dhe rrezikshmërisë së tij nga vende si Serbia, tonelata me grurë qëndrojnë stok në magazinat e fermerëve në Maliq. Ata tregojnë të dëshpëruar se deri më sot tregtarët vendas nuk e preferojnë grurin e prodhuar në fushën e Korçës, ndrsa akuzojnë qeverinë për politika armiqësore ndaj fermerëve.

Syri tv

Tonelata me grurë, kanë mbetur stok në magazinat e fermerëve ne Maliq. Në zonën e Orman-Pojanit, fermerët shprehen se nuk ka pasur interes nga tregtarët për blerjen e prodhimit, duke i vendosur ata përballë humbjeve të konsiderueshme ekonomike dhe duke shtuar pasigurinë për të ardhmen e kultivimit të drithërave.

Anastas Krekasi, kryeplak i fshatit Orman, tregon se edhe këtë vit ka mbjellë rreth 60 hektarë me grurë, por pavarësisht prodhimit dhe cilësisë së tij, ende nuk ka arritur të gjejë një treg për shitjen.

Teksa konfirmon këtë situatë, fermeri Mirdash Facellari tregon se këtë vit bujqësia është braktisur nga qeveria, e cila nuk u subvencionon më as naftën.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Bujqësisë në Maliq, në këtë zonë janë të mbjella 3 738.5 hektarë me grurë dhe 3 400 hektarë me misër. Mungesa e tregut për shitjen e prodhimit vendas, është në paradoks me të dhënat e importit, ku Shqipëria vijon të marrë grurë dhe miell nga Serbia për të plotësuar nevojat për konsum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco