Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës në tregun e pakicës do të jetë 208 lekë për litër, duke u ulur me 2 lekë, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 167 lekë për liter me ulje po me dy lekë. Bordi paralajmëron pezullim të aktivitetit për operatorët që nuk zbatojnë çmimet e përcaktuara. Të gjitha subjektet që tregtojnë karburante me shumicë dhe pakicë janë të detyruara të respektojnë kufijtë maksimalë të miratuar. Çmimet do të rishikohen në mbledhjen e ardhshme të Bordit, në varësi të zhvillimeve në tregun e karburanteve.