Gjykata e Strasburgut ka konstatuar shkelje të Konventës në çështjen e Fredi Belerit, duke vlerësuar se vazhdimi i paraburgimit të tij nuk ishte mbështetur në arsye të mjaftueshme. Gjykata ka vendosur se, të paktën nga 19 korriku 2023 e në vijim, autoritetet shqiptare nuk kishin dhënë një justifikim të mjaftueshëm për mbajtjen e tij në qeli.