Financimi i barnave për pacientët onkologjikë u bë shkak për debat mes deputetit demokrat Eno Bozdo dhe ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, gjatë raportimit të kësaj të fundit në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për projektbuxhetin 2027. Bozdo ngriti shqetësimin për mjaftueshmërinë e fondeve, ndërsa Spahiu deklaroi se lista e barnave për Onkologjikun përfshin 26 medikamente. Sinkrone Klodiana Spahiu, Eno Bozdo Ministrja theksoi se ka ardhur koha që shëndetësia të mos ketë më kah politik.