Kryetarja e Kuvendit të Kosovës takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Stephen B. Nix, drejtor i lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë, punën e Kuvendit dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit parlamentar.
Temë e diskutimit kanë qenë edhe prioritetet legjislative, mbikëqyrja parlamentare dhe rëndësia e dialogut e bashkëpunimit ndërmjet grupeve parlamentare.
Po ashtu, sipas Haxhiut, janë shkëmbyer pikëpamje për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, sfidat rajonale dhe rëndësinë e stabilitetit e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.
Në fund, Haxhiu ka falënderuar Nix për takimin dhe ka vlerësuar kontributin e IRI-së ndër vite në zhvillimin e demokracisë në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve parlamentare.
Ndërpritet seanca fillestare ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit 15 vite më parë
Tre emra, një post! Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së
Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bën gjithçka që duhet për ta apeluar
- 15:10 Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
- 14:47 Ndërpritet seanca fillestare ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit 15 vite më parë
- 14:32 Eksplozivi në biznesin e Noizyt në Durrës, dëshmojnë Noizy dhe babai i tij në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Isha në gjumë
- 14:23 Tre emra, një post! Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së
- 14:04 Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bën gjithçka që duhet për ta apeluar
- 13:56 Zelenskyy takohet me udhëheqësit nordikë, Danimarka premton 643 mln euro ndihmë ushtarake